Ish-kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli i është kundërpërgjigjur deputetit Ilir Deda, i cili ka kërkuar që marrëveshje e arritur sot mes Vetëvendosjes dhe AKR-së të bëhet publike dhe në këtë mënyre qytetarët të informohen saktë për programin.
Pacolli për Blic tha që ai nuk do t’i jap asnjëherë llogari Dedës, por vetëm elektoratit të tij.
“Unë s’i jap llogari Ilir Dedës, i jap llogari vetëm elektoratit tim, nëse i intereson Dedës diçka mundet me ardh në zyre në Komunë të Prishtinës, dhe me pa marrëveshjen, nëse i intereson me kanë pjesë e kësaj marrëveshje përndryshe nuk ka çfarë thotë”, ka thënë ai.
Ndërkaq, marrëveshje e arritur sot në Prishtinë mes VV-së dhe AKR-së ka ngjallur reagime të shumta, i tillë ishte edhe i Dedës, i cili përmes rrjetit social Facebook ka thënë që të publikohet marrëveshja dhe çdo qytetar të dijë saktë se ku ka pas pajtueshmëri mes këtyre partive.
“A ka mundësi të publikohet marrëveshja VV-AKR për Prishtinën, që t’a dij çdo qytetar në cilat pika programore ka pasë dakordim të dy partive”, shkruan Deda.