Deputeti i Pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, ka reaguar pas arrestimit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse.
“Arrestimi i Ramush Haradinajt me urdhërarrest të Serbisë është absolutisht i papranueshëm. Nuk mund të ketë lista për arrest në një anë dhe ‘dialog për normalizim’ në anën tjetër” ka shkruar Deda në rrjetin social Facebook.
“Dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë më në këtë format e me këto “parime”, ndërsa Ramushi duhet të lirohet menjëherë. E Qeveria e Kosovës të mbledhë mend – ose t’i shërbejë qytetarëve dhe shtetit tonë, ose të largohet,” ka përfunduar deputeti. /Express/