Aktuale

Deçani e Gjakova drejt zgjedhjeve të parakohshme

Zgjedhje të parakohshme mund të organizohen në Gjakovë e në Deçan, komuna të cilat kanë mbetur pa kryetarë shkaku që ata janë zgjedhur deputetë dhe kanë braktisur postet në nivelin lokal.
Presidenti i shtetit nuk e ka përjashtuar mundësinë që të shpallë zgjedhje të parakohshme në këto komuna, ani se të rregulltat mbahen më 22 tetor, shkruan sot Koha Ditore.

Mimoza Kusari-Lila është kryetare e Alternativës, subjekt i ri politik, dhe në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit pati kandiduar për deputete në listën e koalicionit me LDK-në dhe me AKR-në.

Koalicioni ka dalë si forcë e tretë në Gjakovë. Megjithëkëtë, ajo ka marrë vota të mjaftueshme për të zënë një nga 120 vendet në Kuvend.