Kuvendi i Kosovës po vazhdon me pikën e dytë të rendit të ditës, raportimi i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për 100 ditëshin e Qeverisë.Avdullah Hoti i LDK-së akuzoi këtë qeveri që nuk ka bërë ndonjë punë të mirë.E Haradinaj në fjalimin e tij akuzoi LDK-në që Kosova ka mbet që 10 vite pa ushtri.
Madje ai e ka quajtur LDK-në, si parti që shitet patriotë.“Është LDK-ja ajo që e ka lënë Kosovën pa ushtri. Kemi qenë në ambasadën amerikane. Na kanë ofruar të kemi ushtrinë në vitin 2014“Ldk ka dashtë me e marrë 1 për qind të votave më shumë. Refuzuan me i jep një vend minoriteteve. Kanë shitë patriotizëm”, tha ai përcjell Gazeta Blic.“E keni lënë Kosovën pa ushtri qe 10 vite, keni shit patriotizëm edhe atëherë”, tha ai.