ShowBiz

De Niro refuzon të bëjë foto me Schwarzeggerin – kjo është arsyeja

Robert De Niro refuzoi të bëjë fotografi me Arnold Schwarzegger në një mbrëmje të premten e kësaj jave.

“Nëse ju mbështesni Trump-in, nuk dua të kem të bëj me ty”, i tha De Niro duke refuzuar realizimin e fotos.

Ai dhe Schwarzenegger, ish-guvernatori republikan e Kalifornisë, shkuan së bashku në festën gala në Beverly Hills.

De Niro më herët ka bërë një video ku kritikonte dhe fyente kandidatin republikan për zgjedhjet e 2016, Donald Trump, transmeton Shqip.

Gjithashtu ai u kërkonte qytetarëve amerikanë që të mos e votonin sepse Trump ishte një idiot, një derr dhe që do të donte ta gjuante me grusht.