Rajon & Botë

Davutoglu: Ushtria është besnike ndaj pushtetit

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka thënë se struktura komanduese e ushtrisë është besnike e Qeverisë turke.

Ai ka thënë se beson që deri në fund të ditës “pjesa kryengritëse e ushtrisë do të dorëzohet”, transmeton Gazeta Express.

Dabutoglu ka thënë se “është obligim i përbashkët i të gjithë neve, pavarësisht se kë e kemi votuar, që të dalim në mbrojtje të presidentit dhe parlamentit”./GazetaExpress/