Përderisa po afrohet koha kur Kuvendi do të debatojë për demarkacionin, kanë filluar edhe angazhimet e deputetëve që e kundërshtojnë atë të intensifikohen.
Deputeti Shaip Muja është takuar në orët e mbrëmjes së djeshme me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj në një nga restorantet e njohura në Prishtinë.
Në këtë fotografi që e ka siguruar sovrani.info shihen dy deputetët në këtë takim, që duket se ka shërbyer për të kordinuar veprimet për kundërshtimin e demarkacionit./sovrani.info/

Ndërkohë Haradinaj ka takuar gjatë ditës së sotme edhe deputetin e PDK-së, Nait Hasanin.
