Aktuale

Daut Haradinaj: Shpejt përfundon kjo histori

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, vëllai i Ramushit i cili sot u kap nga autoritetet franceze pas një urdhër arresti të lëshuar në vitin 2015 nga Serbia, e ka dënuar këtë veprim por ai shpreson që kjo histori të marr fund sa më shpejt.

“Pres që kjo histori të përfundojë sa më shpejt”, ka thënë shkurt për Indeksonline, Haradinaj.