Deputeti Daut Haradinaj ka publikuar në Facebook një video, për të cilën i ka lutur ndjekësit e tij që ta shikojnë. Videoja përmbante vlerat multikulturore të vendit dhe objektet multifetare.
Videoja e publikuar nga Haradinaj mund të jetë edhe një kundërpërgjigje për fushatën e nisur që një kohë nga Serbia, e cila edhe nëpërmjet institucioneve shtetërore ka provuar që ta paraqesë Kosovën sa më negativisht në rrafshin ndërkombëtar për t’ia pamundësuar anëtarësimin në UNESCO.
“Kjo është e vërteta e vlerave të mëdha që ka Kosova. Ju lutem ta ndiqni”, ka shkruar Haradinaj. /Express/