Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, kryetari i partive popullore të Europës, Josepfh Daul dhe i pari i LDK-së, Isa Mustafa, kanë dal në konferencë të përbashkët, për media.
Me këtë rast Joseph Daul mysafiri nga Brukseli i LDK-së, ka thënë se pas përfundimit të zgjedhjeve në rast se LDK del fituese atëherë duhet të bisedojë me të tjerët për bashkëqeverisje kjo pasi që sipas Daul është pjesë e demokracisë, transmeton Klan Kosova.
Këtë përgjigje ai e ka dhënë kur është pyetur se nëse LDK duhet të bëjë koalicion me PDK-në pas zgjedhjeve të 11 qershorit
Pos kësaj Daul foli edhe për liberalizimin e vizave të kosovarëve, duke thënë se kjo gjë duhet të ndodhë gjithësesi porse politika në Kosovë duhet t’i kryej punët e saj.
Nga ana e tij kandidati i LDK-AKR/Alternativa për shef qeverie Avdullah Hoti, ka thënë se ai ka një program të qartë ekonomik dhe se me ta në qeveri lidhja me Europën është shumë e fortë, transmeton Klan Kosova.