Aktuale

Dasmat dhe diaspora e qojnë policinë në këmbë

Për shkak të shtimit të fluksit të qarkullimit të automjeteve në komunikacion, Policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ “Sezoni veror 2016”, i cili tashmë i është dërguar departamenteve dhe divizioneve për implementim.

Fluksi i automjeteve në rrugë gjatë verës në Kosovë, karakterizohet me dasma dhe ahengje, si dhe bashkatdhetarët që vizitojnë familjet e tyre në vendlindje. Për këtë arsye, PK-ja thotë se ka ndërmarrë veprime konkrete parandaluese gjatë kësaj periudhe

“Policia e Kosovës duke u bazuar në detyrat dhe përgjegjësitë ligjore, si dhe duke pas parasysh në veçanti sezonin veror, ku vendin tonë gjatë kësaj periudhe e karakterizojnë aktivitete dhe organizime të ndryshme shoqërore, dasmave e ahengjeve të ndryshme e tjera, pastaj me ardhjen e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë e punojnë në diasporë kemi një shtim të fluksit të njerëzve dhe automjeteve nëpër rrugët tona, ne kemi ndërmarr veprime konkrete parandaluese dhe vepruese që gjatë kësaj periudhe”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë.

Poashtu, “qëllimi i urdhrit policor është shtimi i masave operative-policore, preventive për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në tërë territorin e RKS-së, ofrimi i një ambienti të sigurte për te gjithë qytetaret, bizneset dhe shoqërinë në tersi, shtimi i masave te mbikëqyrjes dhe kontrollit e trafikut me qellim të rrjedhjes normale, parandalimit te aksidenteve dhe shqiptimin e gjobave ndaj kundërvajtësve, shtimi i prezencës policore ne pika kufitare me qellim te shmangies se pritjeve me rastin e kalimit të pikave kufitare, parandalimi i krimit etj”