Rajon & Botë

Dasma shndërrohet në tragjedi, vdesin 47 persona

Të paktën 47 persona, duke përfshirë 10 fëmijë dhe një çift i sapo-martuar, u vranë kur një kamion që mbante mysafirët e një dasme doli jashtë rrugës dhe u zhyt në një lum në Madagaskar, tha policia të dielën.

Policia tha se aksidenti  ka ndodhur të shtunën në mëngjes jashtë qytetit  Anjozorobe, rreth 90 kilometra nga kryeqyteti.

Kamioni po transportonte udhëtarët të cilët kishin marrë pjesë në dasmë një ditë më parë.

Ka qenë “një total prej 47 të vdekurve, duke përfshirë 10 fëmijë dhe çiftin e sapo-martuar”, i  tha  AFP-së zëdhënësi i policisë Herilala Andrianatisaona.

Njëzet e dy persona  të tjerë u plagosën.

Policia ka fajësuar shoferin  për  bartjen e aq shumë pasagjerëve në një kamion i cili  është i predispozuar  për t’u përdorur vetëm për bartjen e mallrave, transmeton KosovaPress.