Arsim & Kulturë

Dasma mirditore – Promovim i turizmit përmes folklorit

Dasma tradicionale e Mirditës dhe folklori i kësaj treve janë padyshim një aset i rëndësishëm turistik për këtë zonë.

E gjithë kronologjia e dasmës është përcjellë në detaje nga artistët e Ansamblit “Mirdita”. Kjo gjetje e bashkisë Mirditë ka në fokus evidentimin e vlerave artistike, natyrore e historike si dhe promovimin e tyre.

Drejtori i pallatit të kulturës në bashkinë Mirditë, Gjergj Marku thotë se me realizimin e këtij aktiviteti kulturor synohet të joshen sa më shumë vizitorët e turistët e huaj për të qenë sa me prezent në Mirditë.

Ritualit të dasmës mirditore i janë bashkuar edhe turistë suedezë. Ceremonia ka qenë impresionuese për ta, ndaj edhe u bënë pjesë e valles shqiptare ndërsa festohej martesa e dy të rinjve.

Turistë të huaj dhe vendas vlerësuan se dasma mirditore dhe folklori i kësaj zone mbeten të patjetërsueshme për vlerat që mbartin.