Nepërmjet shikimit, lehtë mund të dihet nëse personi në fjalë ju sheh si partner për lidhje romantike apo thjeshtë është ndjenjë për të përmbushur dëshirën seksuale.
Sipas ekspertëve, nëse shikimi është i përqëndruar në fytyrë dhe në sytë tuaj, atëherë personi në fjalë ka për qëllim që me ju të krijojë një lidhje romantike, ndërsa kur shikimi shpërqëndrohet shpesh dhe më shumë shkon kah trupi – atëherë bëhet fjalë vetëm për impulse seksuale, transmeton lajmi.net
“Edhe pse shumë pak dihet për lidhjen e shkences me dashurinë, kur flasim për dashurinë në shikim të parë, rëndësi të madhe ka qëndrimi që mban personi përballë jush dhe në cilën pjesë të trupit tuaj është i përqëndruar shikimi”, shprehet autori kryesor i studimit Stephanie Cacioppo.
Hulumtimet e mëparshme nga Cacioppo, kanë treguar se si reagojnë rajonet e ndryshme të trurit në rastin e ndjenjës së dashurisë dhe ndjenjës seksuale. Ndërsa tani edhe studimi për rëndësinë që ka shikimi në njohjen e partnerit, ka rezultuar i suksesshëm.
Si tek femrat, ashtu edhe tek meshkujt sa i përket shikimit ishin po të njejtat rezultate. Pra, sipas studimit është shumë e lehtë të dihet nëse nje person ka ndaj jush ndjenjë dashurie apo thjeshtë dëshirë seksuale dhe kjo vetëm nepërmjet shikimit.