ShowBiz

I dashuri i Afërdita Dreshaj jep lajmin për martesën e tyre

Afërdita Dreshaj ka vite që është shpërngulur në Amerikë.

Edhe pse në një vend të largët, projektet muzikore nuk mungojnë nga ana e saj.

Muaj më parë i dashuri i saj çek Jakub Kindl i bëri asaj propozimin që çdo vajzë do të dëshironte.

Në një nga hotelet më luksoze në Pragë, ai kishte përgatitur çdo gjë, duke bërë të dukej magjike.

Këto ditë nëpër rrjetet sociale qarkullonin fotografi nga sesioni që çifti kishin realizuar për ftesat e dasmës së tyre.

Është pikërisht Jakub ai i cili sapo ka zyrtarizuar lajmin rreth martesës së tyre përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij, ku shihet teksa po puth të dashurën.

Data 29 qershori është kur çifti do të kurorëzoj lidhjen e tyre me martesë.

06.29.2018🤵🏼👰🏼

A post shared by Jakub Kindl (@jkindl4) on