Aktuale

Dardan Sejdiu: PSD nuk ka koalicion me PDK-në

Grupi i Deputetëve të Pavarur, ditë më parë ka arritur marrëveshje me Partinë Socialdemokrate, të Kaqusha Jasharit, që ata të jenë pjesë e kësaj partie.

Sipas asaj marrëveshje, në fillimit të muajit Maj, kjo parti do të zgjedh kryetarin e ri të saj, i cili pritet të jetë nga radhët e GDP-së.

PSD në vitin e kaluar kishte qenë në koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës. Mirëpo, pas përfundimit të zgjedhjeve, dhe pas themelimit të qeverisë Haradinaj, kjo parti nuk kishte pasur asnjë përfaqësues të saj, qoftë në qeveri, apo edhe në Parlament.

Dardan Sejdiu, Shef i GP Grupi i Deputetëve të Pavarur“, ka thënë për Insajderi, se raportimet e fundit, se partia në të cilën tashmë do të jen pjesë e saj, është në koalicion me PDK-në, janë jo të vërteta.

Sejdiu shtoi se ekziston një dallim i madh, në mes koalicionit parazgjedhor, që PSD e kishte pasur me PDK-në, dhe asaj qeverisës, që kjo parti nuk ka asnjë vend në koalicionin qeverisës.

“S’ka koalicion me PSD-në. Si duket paska pas koalicion parazgjedhor. PSD-ja nuk ka as deputetë as përfaqësim në qeveri. Kështu që nuk mund të jesh pjesë e një koalicioni qeveritar nëse nuk ki përfaqësues në qeveri. Duhet të bëhet dallimi në mes koalicionit zgjedhor dhe atij qeverisës“, ka thënë Sejdiu.

Ai ka shtuar se tashmë nuk ka çka të merret asnjë vendim për daljen nga koalicioni i PSD-së më PDK-në, sepse si tha ai ky koalicion nuk ekziston më.