Ish-nënkryetari i komunës se Prishtinës, tani deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka reaguar ndaj deklaratave të mëhershme të Abelard Tahirit nga PDK-ja.
Ky i fundit gjatë ditës kishte akuzuar kreun e Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Dardan Molliqajn, duke thënë se ata kanë kryer bashkë krimet korruptive në komunën e Prishtinës gjatë qeverisjes së deritanishme të Vetëvendosjes.
Ndaj kësaj deklarate, Sejdiu ka ironizuar përmes një statusi në Facebook, duke pyetur se kush është Abelard Tahiri.
“Kush është bre qiky Ablerad Tahiri”, shkruan Sejdiu në llogarinë e tij në Facebook.