Aktuale

Dardan Molliqaj merr vota më shumë sesa Visar Ymeri

KQZ-ja sot ka publikuar listat me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit. Në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje është radhitur si subjekti i dytë politik më i votuari pas koalicionit PAN.

Dardan Molliqaj është votuar më shumë se kryetari i VV-së, Visar Ymeri.

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka marrë gjithsej 49,033 vota.

Ndërsa, kryetari i VV-së ka marrë gjithsej 40,981 vota, apo 8.052 vota më pak se Molliqaj.

Në këto zgjedhje, PAN-i ka siguruar 39 ulëse në Kuvend, VV – 32 ulëse dhe LAA – 29 ulëse.