Rajon & Botë

Danimarka regjistron numrin më të lartë të infeksioneve me COVID-19, brenda një dite

Në 24 orët e fundit në Danimarkë janë konfirmuar 760 raste të reja me COVID-19.

Një ditë më parë zyrtarët shtetërore në Danimarkë kanë deklaruar se numri i infeksioneve në Danimarkë është në rritje e sipër, transmeton lajmi.net.

“Jemi gjithnjë e më të shqetësuar. Infeksioni po përhapet me shpejtësi në të gjithë Evropën, që tani është epiqendra e këtij virusi”,thanë nga Qeveria daneze.

Shqetësuese është situate thuajse në të gjitha vendet, pasi gjatë ditëve të fundit pati rritje të madhe të numrit të të infektuarve me COVID-19.

the authorGazetaKNN