Aktuale

Danielsson: Kosova duhet të lëviz në reforma ekonomike, s’ka kohë për të humbur

Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson, i cili po viziton Kosovën, është takuar me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, ku dhe kanë lansuar Programin për Reforma Ekonomike.

Danielsson tha se ekonomia e Kosovës ballafaqohet me sfida substanciale dhe se duhen veprime të guximshme pa vonesa. Ndërsa tha se ai dhe ekipi i tij presin me padurim të punojnë me institucionet qeveritare të Kosovës, për t’i dhënë përkrahje të pakursyer në këtë agjendë.

“Sfidat me të cilat ballafaqohet ekonomia e Kosovës janë substanciale dhe duhet veprime të guximshme pa vonesa. Punësimi posaçërisht për të rinjtë dhe gjininë femërore. Ka sfida serioze në reformimin e sistemit të arsimit dhe përmirësimin e klimës për investime. T’i themi disa. Qytetarët tuaj presin nga ju që të implementohen reformat, të cilat stimulojnë zhvillimin ekonomik në Kosovë dhe për të krijuar vende të punës. Diskutimet e sotme janë që të iu ndihmojmë që të ia adresoni këto sfida. Dhe qëllimi i këtij programi është t’i ndihmoj Kosovës në dizajnimin e politikave më kredibile ekonomike dhe në këtë mënyrë të përmirësojnë jetën e popullatës dhe aspiratat ndaj BE së”, tha ai.

Danielsson tha se ky program i reformës ekonomike, ndjek qasjen e njëjtë me shtetet tjera të BE së dhe është në thelb të strategjisë së zgjerimit të BE-së. Ai tha se Kosovës çdo vit i kërkohet të dorëzoj planet për buxhetin, për reforma ekonomike dhe strukturore dhe se bazuar në këtë këshilli dhe shtetet anëtare ofrojnë rekomandime për 12 ose 18 muajt e ardhshëm.

Ndërsa tha se në Kosovë, priten të vijnë në ekipe me qëllim të koordinimit me kabinetin e kryeministrit dhe Ministrinë e financave, për masat e caktuara dhe se qëndrueshmëria e saj varet në suksesin e implementimit të masave të parapara.

Ndërsa tha se Kosovës i është kërkuar të lëviz përpara në disa çështje ekonomike, duke theksuar se deri më tani pamja është disi e turbullt.

“Rekomandimet që janë dalë nga veprimet e mëhershme janë vlerësuar nga shtetet anëtare të BE së. Dhe Kosovës i është kërkuar të lëviz përpara, në disa veprime. Së pari në efiçiencën e energjisë, në rregullimin e sektorit energjik, uljen e informalitetit dhe formimi i një plani të veprimit, për punësimin e të rinjve. Pamja deri më tani është disi e turbullt. Kosova nuk ka kohë të humbas. Duhet ti dorëzoj programin e vet, deri në fund të janarit 2018 dhe të tregoj se ja punuar në impementimin e reformave të cilat i përmenda. Dhe fokusi i vlerësimit të komisionit duhet të jetë shumë më shumë në implementim. Kosova brenda afateve kohore do të përmbush kërkesat për makroekonomi të cilat do të mund të ballafaqohen me konkurrencën e tregut. Vlerësimi jonë është se duhet të bëhët shumë për këtë, në mënyrë që ti arrijmë këto kritere. Tregu duhet të jetë me liberal dhe kompanitë duhet të nxiten për zhvil lim ekonomik. Masat në sundimin e ligjit dhe klimë më të mirë imvestive dhe krijimi i një ambienti për ndërmarrësi”, tha ai.

Ndërsa tha se që nga viti 1999 Kosovës i kanë zotuar 2.5 miliardë euro në formë të granteve dhe se po vazhdojnë dhe me rreth 100 milionë euro asistencë, brenda viti.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës, e cila ka marrë përgjegjësitë, në përvetësim të agjendës evropiane të reformës, është e gatshme t’i marrë përgjegjësitë për këtë program.

“ Si Qeveri e re jemi në përvetësim të agjendës evropiane, pra të MSA, të agjendës së reformave dhe e mirëpresim këtë vizitë sot, ashtu sikurse e mirëpresim ndihmën e përhershme të zonjës Anatalya Apostolova dhe ekipës së saj në Prishtinë. Reformat evropiane në Kosovën, jo vetëm t’i përvetësojmë, por të mund të përshpejtojmë procesin në këto reforma. T’i identifikojmë resurset e nevojshme dhe njëkohësisht të mund të konfirmojmë kapacitetin tonë, që marrëdhëniet me KE, marrëdhëniet dhe roli ynë si partner në këto marrëdhënie bilaterale, meqenëse e kemi dhe kontratë MSA të jetë ai që pritet nga ne”, tha Haradinaj.

Ministri i Financave Bedri Hamza tha se Qeveria e Kosovës, mbetet e përkushtuar drejt përmirësimit të mëtutjeshëm të këtyre reformave strukturore shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

“Programet e reformës ekonomike, mbulojnë periudhën afatmesme 3 vjeçare dhe nënvizojnë kuadrin e politikave makroekonomike dhe fiskale dhe agjendat e tyre strukturore afatshkurtra dhe afatmesme. Këto përfshinë reformat në nëntë fushat kryesore. Përmirësimin e menaxhimit të financave publike. Tregjet e transportit, energjisë dhe telekomunikacionit, zhvillimet sektoriale në fushën e bujqësisë, industrisë dhe shërbimeve. Mjedisin biznesor dhe reduktimin e ekonomisë informale. Hulumtimi, zhvillimi dhe inovacioni si dhe ekonominë digjitale. Reformat e ndërlidhura me tregti ”, tha ai. /kp