Ndërkohë që në sheshin ‘Shën Pjetri’ në Vatikan po zhvillohet ceremonia e Nënë Terezën, njerëz të njohur e të panjohur i kanë shkruar statuse nëpër rrjetet sociale.
Ndërkohë gazetarja Dalina Buzi, i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj në Instagram me atë që ka shkruar për Nënë Terezën. Ajo e ka cilësuar shenjtërimin ‘një lloj Oscari’, dhe kjo ka shkaktuar zemërim në komente duke marrë shumë kritika.
“Pavarësisht besimit që kemi, nuk ju duket fantastike që kemi një shenjtore shqiptare? Thjesht si ide domethënë, se edhe shenjetërimi në vetvete një lloj Oscari fetar është”, shkruan Buzi.
Këtë mendim, ndjekësit e Dalinës e kanë quajtur groteske sepse ajo ul shenjtërimin duke e krahasuar me një Oscar.
Gazetarja ju është përgjigjur kritikave duke e quajtur ceremoninë që e Nënë Terezës si mesjetare:
“Ka shume shenjt kjo toke nese do ti bazoheshim filozofise katolike. Pastaj keto “provat” qe u behen disave jane si filmat per Oscar:) Nene Tereza absolutisht eshte nje grua e jashtezakonshme, por pastaj se cfare ndodhi sot ne Vatikan ne thelb eshte nje ceremoni mesjetare. Nuk ka nje njeri shenjt mbi nje tjeter qe ndoshta ska bere miresi mediatike, por ka bere shume. Zoti nuk funksionon keshtu. Keto shenjterimet jane PR-et e njerezve. Megjithate bukur”.
