Aktuale

Dalin pamjet/ Momenti i grabitjes së bankës për 20 sek në Tiranë (Video)

Dalin pamjet e momentit të grabitjes së një banke të të dytë në Tiranë mesnatën e sotme.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:17, në rrugën “Hamdi Cinoimeri”, ku një person pasi ka thyer me gurë xhamin e derës së jashtme ka aktivizuar edhe sinjalin e bankës. Siç tregojnë edhe pamjet, autori duket të jetë në moshë të re, teksa i mbuluar me kokën me kapuç qëndron para derës së bankës, të cilën më pas e godet me gurë. Ai është futur brenda në bankë ku ka kontrolluar sirtarët, por pa mundur të gjejë asgjë.

Më pas ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Burime thanë për Express, se e gjithë kjo është realizuar për 20 sekonda nga i riu. Po të njëjtat burime saktësuan se policia ka arritur ta identifikojë autorin dhe se po punohet për kapjen tij.