Një video është publikuar nga ngjarja ku mbeti i vrarë 17-vjeçari Fabio Hila. Në videon e publikuar nga Jeta Osh Qeft ë siguruar nga kamerat e sigurisë jashtë lokalit ku ndodhi vrasja, sipas raportuesit, duket Fabio Hila (viktima) teksa i hedh karrigen Fabjan Muçollarit (autorit).
Në këtë moment të gjithë të pranishmit ngrihen dhe largohen me vrap, kur shohin autorin e vrasjes i cili rikthehet drejt viktimës me kallashnikov. Ky i fundit hyn në lokal dhe vret Fabio Hilën.
Pas disa sekondash, pas vrasjes, duket një person i tretë i veshur me të zeza, i cili mban kallashnikovin në duar (nuk dihet se si ka përfunduar arma në duart e tij). Në fund të videos, autori del nga lokali, i rrëmben kallashnikovin personit me të zeza dhe largohet me vrap.
Fabio Hila u vra më 13 shtator në Pogradec, pas një konflikti me Muçollarin, shkak i të cilit ishte një vajzë.