Është nxjerr trupi i parë nga rrënojat e aeroplanit të rrëzuar që po e bat Emiliano Salan.
Ende nuk është bërë e ditur se nëse trupi i nxjerrur nën rrënojat e aeroplanit është i Emiliano Salas apo pilotit të tij.
Kompania e aksidenteve ajrore është duke e mbajtur si sekret se i kujt është trupi i nxjerrur nga thellësia e detit, përcjell lajmi.net.
Trupi i nxjerrur nga thellësia prej 220 metrave thellësi i është konfirmuar edhe familjarëve, por ende nuk është e qartë se cilës.
Mediat shkruajnë se trupi mund të jetë i Emiliano Salas, por që ende nuk është asgjë e sigurt. /Lajmi.net/