Aktuale

Dalin pamje ekskluzive të vrasjes së policit në rastin “Alfa”

Është shfaqur për herë të parë videoja e vrasjes në fakultetin Matematiko-Natyrorë në Shkup në vitin 2008, ku pas vrasjes u arrestuan dhjetra shqiptarë ku tre prej tyre vuajnë dënim me burgim të përjetshëm.

Emisioni që ka shfaq gazetarja investigative Liridona Vejseli, është censuruar që të transmetohet, mirëpo gazetarja ka shfrytëzuar facebookun e saj, për ta publikuar këtë emision, me një sërë faktesh dhe dëshmi që deri më tani, nuk ka guxuar askush t’i thotë.

Të dënuar në këtë rast, me burgim të përjetshëm janë Rexhail Qerimi, ish pjesëtar i UÇK-së, dhe Agim Islami.

Për të shikuar emisionin e plotë klikoni në linkun e lansuar dhe do të kuptoni se mbi çfarë dëshmish janë dënuar me burgim të përjetshëm këto shqiptarë./Gazeta Express/