Pesë persona të cilët janë marrë në pyetje për sulmin me kamion në ditën kombëtare të Francës, në qytetin jugor francez, Nice, do të dalin sot në gjykatë dhe mund të futen nën hetim formal.
Të dyshuarit tashmë janë dërguar nga paraburgimi i njësisë franceze kundër terrorizmit “SDAT” në gjykatën e Parisit, ku edhe do të akuzohen, njofton Reuters, përcjell Express.
Ndërkohë, ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e kryer nga 31 vjeçari tunizian Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili e shtypi turmën e njerëzve me kamion, duke vrarë 84 veta.