Fotografi mahnitëse shfaqin një tornado në qiellin e Suffolk, Angli përderisa shumë njerëz u kënaqën me pamjen duke pirë birrë.
Reinhard Olbrich i bëri këto fotografi mahnitëse nga pijetorja ‘The Dolphin’ në fshatin e Thorpeness mbrëmë.
Phil Hannam ishte duke pushuar pak në kuzhinën e restorantit, kur e vërejti tornadon, transmeton Gazeta Express.
Banorët përreth fshatit dolën për t’i bërë fotografi tornados që duket se ishte vetëm disa blloqe larg.


