Lady Gaga dhe Bradly Cooper ditët e fundit po kalojnë shumë kohë së bashku.
Arsye e kësaj është xhirimi i filmit “A Star Is Born”. Në publik kanë rrjedhë edhe fotot e para të tyre, ku ata shihen së bashku. Ata “janë kapur” derisa po xhironin një skenë të nxehtë.
Edhe pse Lady Gaga dhe Cooper janë dashnorë në film, në jetën private ata nuk i lidh asgjë me përjashtim të miqësisë së pastër, transmeton KosovaPress.
Ndryshe, Bradley kohë më parë ka një fëmijë me bukuroshen Irina Shayk, ndërsa Lady Gaga është në lidhje me agjentin e saj, Christian Carino.