Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të bëjë koalicion me LDK-AKR, por që sipas saj Lëvizja mund të hyjë në listën e koalicionit LDK-AKR.
“Ata kanë mundësi t’i bashkohen listës së koalicionit LDK-AKR, por jo si koalicion, por në listën e tyre. Pra nuk mund të hyjnë si koalicion, por mund të jenë pjesë e listës së LDK-AKR-së”, tha ajo.
Sipas saj, këtë mund ta bëjnë deri në datën e aplikimit për certifikim.
“Deri në certifikim, deri në datën e aplikimit për certifikim e ajo është deri më datën 19 maj”, tha ajo.
Mbrëmë në orën 00:00 ka skaduar afati për dorëzimin e koalicioneve.
Ndryshe gjatë ditës është raportuar se janë zhvilluar takime mes LDK-së dhe VV-së për garimin në zgjedhje me një listë të vetme./