Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka pohuar se deri në 15:00 kanë votuar mbi gjysmë milioni qytetarë.
Daka në konferencën e radhës me gazetarë ka thënë se deri në këtë orë kanë votuar rreth 554 mijë e 750 qytetar apo 29.28%
Ajo tutje ka krahasuar se në në zgjedhjet nacionale të vitit 2017, zgjedhjet e fundit kanë përqindje më të madhe të daljes së qytetarëve në zgjedhje.
“ Krahasuar me zgjedhjet e fundit nacionale të vitit 2017, në zgjedhje kanë dalë 497 mijë qytetarë apo 27 përqind, pra deri në orën 15:00”.
Numri një i KQZ-së tutje ka theksuar se procesi zgjedhor është duke shkuar qetë pavarësisht disa incidenteve të vogla që sipas saj nuk e kanë dëmtuar procesin zgjedhor.
Tutje Daka ka folur edhe për votat nga diaspora. Në pyetjen e gazetarit të FaktePlus në lidhje me votat e diasporës, kryetarja e KQZ-së ka thënë se ende nuk kanë ndodnjë shofër të sakt se sa persona kanë votuar nga diaspora.
“Procesi i bartjes së votave nga diaspora po vazhdon ende mirëpo ende nuk kemi numër të sakt dhe presim nga ekpiet tona që të na japin shifra të sakta të numrit të votuesve nga diaspora”, është shprehur Daka./FaktePlus