Në Qendrën e Numërimit tashmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht. Rezultatet përfundimtare nuk pritet të shpallen sot. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë për Express, se nesër gjatë ditës ka mundësi që të bëhen publike rezultatet përfundimtare.
“…ende ne nuk i kemi bërë publike rezultatet përfundimtare. rezultatet ende nuk kanë dal, janë duke u gjëndëruar, dhe askush përveç neve nuk mundet t’i di saktë. votat me kusht kanë përfundua, ato ende janë duke u futë në sistem. në momentin që gjëndërohen rezultatet, duhet edhe një herë të vërtetohen. sot nuk besoj që do të kemi rezultat, nesër paradite shohim”, ka thënë Daka për Gazetën Express.
E ndërkohë, KQZ-ja gjithsej sot ka numëruar rreth 25 mijë vota të konfirmuara me kusht, të cilat janë numëruar në QNR.





















