Aktuale

Daka kërkon pjesëmarrjen e mediave gjatë numërimit të votave me kusht

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka kërkuar nga koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj që të tregojnë me kohë kur do të numërohen votat me kusht.

Kjo kërkesë e Dakës ka ardhur me qëllim që mediat të jenë prezente gjatë numërimit dhe gjithçka të jetë transparente, shkruan arbresh.info.

“Ta kemi një ditë që t’i ftojmë mediat dhe përfaqesuesit e partive që të jetë çdo gjë transparente”, ka thënë ajo.
/arbresh.info/