Rajon & Botë

Daily Star për pak nisi Luftën e Tretë Botërore

“Russia Today” ka fajësuar “Daily Star”-in dhe “Daily Mail”-in për krijimin e panikut rreth Luftës së Tretë Botërore.

Transmetuesi që financohet nga shteti, Russia Today (RT), akuzoi gazetat kombëtare britanike për citimin e “raporteve të pakonfirmuara” që sugjeronin se presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar familjet ruse që të kthehen në shtëpi.

Sipas këtyre mediave britanike, thuhej se një formë sulmi ushtarak, ndoshta bërthamor, ishte i pashmangshëm nga Rusia, transmeton Gazeta Express.

RT e tha këtë: “Një raport i pakonfirmuar i një faqe rajonale të lajmeve duket të jetë i mjaftueshëm për tabloidët britanikë që t’ua kujtojnë lexuesve se si “Vladimiri i keq” dëshiron që fshehurazi t’i bombardojë ato”.

“Daily Mail” u dënua gjithashtu edhe për raportimet e ekzagjeruara të luftës në lidhje me Putinin.