Këngëtarja Dafina Zeqiri tash e një kohë jeton dhe vepron në Amerikë.
Megjithatë, ajo nuk harron asnjëherë fansat e saj në të gjitha trojet shqiptare dhe vjen e sjell projekte të reja, shkruan lajmi.net.
“Ti e din” titullohet kënga e fundit të cilën e promovoi gjatë qëndrimit në Kosovë, ndërsa nuk është ndalur me kaq.
Me tu kthyer në Amerikë ajo i është rikthyer punës në profesion, së fundi këngëtarja ka postuar disa imazhe në të cilat shihet duke realizuar një fotosesion të ri.
Kujtojmë që gjatë muajit shkurt, Dafina ishte në Shqipëri e nga atje ka sjellur disa imazhe tejet joshëse, ndoshta me gjithë këto ajo po paralajmëron këngën e re.