ShowBiz

Dafina Zeqiri nuk po i ndahet Ledri Vulës, rikthim i mundshëm mes tyre?

Megjithëse prej 6 vitesh të ndarë, dy këngëtarët e njohur të showbizit, Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri, u rikthyen sërish në qendër të vëmendjes së mediave për marrëdhënien mes tyre.

Pak ditë më parë Dafina publikoi në Instastoryn e saj një foto të vjetër me Ledrin gjatë xhirimeve të videoklipit të tyre ‘Got your back’.

Ajo shkroi në përshkrimin e fotos se i mungonin flokët e saj, por në fakt të gjithë dyshuan se Dafinës i mungonte Ledri.

Duket se këngëtarja ka vendosur të mos e lërë Ledrin rehat. Ditën e djeshme, në një postim të reperit Buta, i cili kishte shpërndarë këngën e fundit që ka lançuar me Ledrin, Dafina ka komentuar menjëherë pas Ledrit.

Ajo ka vënë disa emoji me flakë, duke u munduar ti bjerë në sy ish-të dashurit të saj, mirëpo nuk ka marrë asnjë reagim prej tij.

Dafina Zeqiri ka vite që është shpërngulur në Amerikë për të zhvilluar atje karrierën muzikore. Ka pasur disa projekte që ajo ka realizuar deri tani në gjuhën angleze, por të cilat nuk është se kanë bërë ndonjë bujë të madhe.