Dafina Zeqiri gjithmonë është shfaqur ekstravagante.
Bukuroshja në një foto të publikuar në Instastory ka shfaqur gishtat e dorës së saj me dy unaza të arit dhe për plot me tatuazhe.
Në bazë të motiveve mund të konstatohet se ato janë latine.
Dhe është lehtë të gjendet dhuruesi i tyre, është pikërisht i dashuri i Dafinës nga Dominika, Jose, ai që besohet t’ia ketë bërë unazat dhuratë këngëtares.