ShowBiz

Dafina paralajmëron dy projekte të reja

Duffy ka dhënë lajmin e gëzueshëm.

Dafina Zeqiri është duke vazhduar me ritëm të lartë punën e saj sa i përket prurjeve të reja muzikore, këngëtarja ka njoftuar se këngë të reja janë në prag të publikimit, shkruan lajmi.net.

Ajo para disa minutave ka ndarë një shkrim në Instagram, ku njofton se pas bashkëpunimit të suksesshëm me Ledrin dhe Lumin, edhe dy këngë të reja do publikohen shumë shpejt.

Dafina la enigmë datën dhe titujt e projekteve, dhe pritshmëritë janë të mëdha edhe për suksesin e këtyre dyjave.

the authorGazetaKNN