Rajon & Botë

Dadoja tmerron vogëlushen në pishinë (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një dado e cila po përpiqej të bindë fëmijën të notojë, e terrorizon atë në pishinë.

Video është filmuar nga roja e shpëtimit dhe tregon se si gruaja e detyron vogëlushen të qëndrojë në ujë teksa ajo qan me të madhe.

Pasi e ngre me dy duar, dëgjohet duke i thënë : “Të betohem nëse qan edhe njëherë….tani qepe atë dreq goje”.

Në një moment tjetër dadoja shihet duke i hedhur vajzës ujë në fytyrë.

Klipi shokues është postuar në Youtube në vitin 2012 nga roja e shpëtimit.