Aktuale

Daçiq: Vuçiq t’i tregojë nesër Merkel-it se njohja e Kosovës nuk merret parasysh!

Një nga temat e bisedimeve të së nesërmes në mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me siguri do të jetë Kosova dhe Ministr i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se shpreson që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të tregojë se njohja nuk është një opsion i mundshëm, transmeto Indeksonline.

“Mendoj se është e qartë për të gjithë kjo.Pra që Vuçiq të kuptojë pasi unë nuk mund të flasë në mënyrë më të qartë, se nuk ka një opsion të mundshëm për njohjen e vetëshpallur në mënyrë të njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Jo vetëm për shtetin dhe historikisht çështjet e rëndësishme të shtetit, por që do të jetë në kundërshtim me sjelljen e disa vendeve të tjera të cilat janë në Serbi, të tilla si Spanja, Greqia dhe vendet e tjera”, ka thënë Daçiq për RTS./Indeksonline/