Aktuale

Daçiq thotë se Donald Trump do të shkojë në Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiq ka thënë për “Blic.rs” se Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump mund ta vizitojë Serbinë, transmeton Gazeta Express.

“Jam i sigurt që Presidenti i sapo zgjedhur amerikan do ta vizitojë shpejtë Serbinë. Daçiq rithekson se populli serbë që jetojnë në Amerikë, padyshim e kanë mbështetur Trumpin në zgjedhjet presidenciale.

A do ta vizitojë Donald Trump Serbinë, e cila ka një simpati të veçantë ndaj tij. A do të jetë Trump presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës që e viziton Serbinë pas 30 viteve? Ivica Daçiq s’ka asnjë dyshim për këtë.

“Jam i sigurt që do të vijë”, ka thënë Daçiq.

Donald Trump dhe Ivica Daçiq vite më parë janë takuar në New York në kuadër të një takimi të Këshillit të Sigurisë në Shtetet e Bashkuara, pjesë e së cilit ishte edhe Ivica Daçiq./GazetaExpress/