Ivica Daçiq ka zhvilluar sot një takim në Moskë me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka zhvilluar sot një takim në Moskë me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.
Dy ministrat kanë rënë në konkludim se raportet mes dy shteteve janë në nivel të lartë të partneritetit strategjik dhe të besimit.
Gjatë takimit, ata diskutuan për temat e bashkëpunimit bilateral, përforcimin e lidhjeve në fusha të ndryshme, rreth gjendjes në Kosovë si dhe në rajon, raportojnë mediat serbe.
Daçiq e njoftoi kolegun e tij rus për gjendjen aktuale në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe e falënderoi për mbështetjen e Rusisë në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.