Aktuale

Daçiq takim urgjent me ambasadorët e organizatave ndërkombëtare

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i ka thirrur në takim ambasadorët e organizatave të ndryshme ndërkombëtare pas arrestimit në Kosovë të drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ky takim urgjent u thirr sot nga Daçiq për të diskutuar rreth situatës në veri dhe ngjarjeve të ditës së djeshme, ku Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, arrestoi në Mitrovicën e Veriut Marko Gjuriqin, i cili nuk përfilli paralajmërimet e autoriteteve kosovare dhe hyri në territorin e vendit pa leje zyrtare, transmeton lajmi.net.

Nga mediat atje, raportohet se në këtë takim do të marrin pjesë ambasadorë nga Bashkimi Evropian, OSCE-ja, NATO dhe OKB-ja./Lajmi.net/