Aktuale

Daçiq: Serbia e përkushtuar në dialogun me Prishtinën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Hamburg, se Serbia është e orientuar në integrimin evropian dhe e interesuar që rajoni të ketë stabilitet.

“Në vend të parë e kemi interesimin për zhvillimin e mëtejmë të stabilitetit rajonal nëpërmjet dialogut, paqes dhe pajtimit. Duhet të jemi të orientuar drejt të ardhmes dhe prosperitetit të përgjithshëm”, ka thënë Daçiq.

Ai ka theksuar se Serbia është e përkushtuar për dialog me Prishtinën që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe është e gatshme t’i zbatojë marrëveshjet e arritura deri më tani, sidomos atë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.