Deklaratat e ministres për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, dhënë sot se dialogu me Serbinë do të fillojë pasi të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura, e cila ka paralajmëruar hapjen e kapitujve të rinj që qojnë drejt njohjes së Kosovës nga Serbia, ka shkaktuar reagimin e Beogradit.
Këto deklarata duket se e kanë zemëruar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq i cili ka deklaruar se Serbia nuk ka ndërmend të negociojë kushte të reja me Prishtinën, ai madje këto deklarata i ka quajtur paturpësi.
“Kjo është një paturpësi për përdorim të brendshëm”, ka thënë ai në një intervistë për RTS dhe ka shtuar se dialogu do të vazhdojë me siguri, por jo nën kushtet e përcaktuara nga Prishtina, transmeton KosovaPress.
“Ne kemi nevojë për të mbajtur koka të ftohta. Këto janë provokime, ne vazhdojmë udhëtimin tonë, ne do të jemi konstruktivë”, tha ai dhe ka shtuar se askush nuk mund të presë, as Brukseli dhe as Prishtina që Serbia të sakrifikojë interesat e saj kombëtare karshi Bashkimit Evropian.
Si kundër reagim të deklaratave të Tahirt se Serbia mund ta njoh Kosovën, Daçiq ka folur për një statut neutral të Kosovës gjatë bisedimeve në Bruksel.
Ndryshe, Edita Tahiri ka bërë të ditur se temat që do të diskutohen në raundin e tretë të bisedimeve me Serbinë do të jetë Demarkacioni në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi, si dhe reparacionet e luftës në kuadër të të cilës është: pamundësimi i Serbisë që ta pengoj Kosovën në procese ndërkombëtare, heqja e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë etj., të cilët qojnë drejt njohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia./KosovaPress/