Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë sot se Federica Mogherini shkaku i mospajtimeve që ka pasur gjatë takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn.
Sipas tij ky zemërim i saj, vjen për faktin se Prishtina nuk po i pranon propozimet e saj.
“Prishtina sillet si një fëmijë i llastuar i cili kur nuk e merr lodrën që e dëshiron, bëhet histerik. Ata duhet të edukohen më shumë “, ka thënë Daçiq për Tv Prva teksa ka folur për anulimin e konferencës për shtyp Mogherini dhe Haradinaj, transmeton Gazeta Express.
Haradinaj gjatë takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, ka shprehur pakënaqësinë e shtetit të Kosovës lidhur me mos-liberalizimin e vizave për kosovarët./GazetaExpress/