Aktuale

Daçiq: Marrëveshja është marrëveshje, forcat e sigurisë s’mund të shkojnë në veri

Forcat e armatosura dhe të sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në veri të Kosovës.

Kështu tha ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq duke shtuar se dialogu Beograd-Prishtinë vazhdon.

I pyetur se çfarë marrëveshje verbale është  arritur në lidhje me angazhimin e forcave speciale ROSU në veri të Kosovës dhe çfarë peshe kanë këto marrëveshje  në të drejtën ndërkombëtare, Daçiq  tha se është “çështje qesharake” nëse janë të vlefshme marrëveshjet verbale.