Aktuale

Daçiq komenton letrën e Trumpit: Po synohet marrëveshje e ngajshme si ajo mes Egjiptit dhe Izraelit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka folur sot rreth letrës së dërguar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në adresë të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic.

Sipas Daçiqit SHBA-ja është e interesuar që në mes të Kosovës dhe Serbisë të nënshkruhet një marrëveshje paqeje sikurse ndërmjet Egjiptit dhe Izraelit, shkruan B92.Daçiq thotë se letra e Trumpit dërguar për Thaçin dhe Vuçiqin është një mbështetje për procesin e paqes.

Sipas tij në atë letër kritikohen ashpër ata të cilët po e ngadalësojnë dialogun dhe arritjen e një zgjidhjeje [duke aluduar në vendimin e Qeverisë Haradinaj për taksë ndaj produkteve serbe]Daçiq thotë se marrëveshja për korrigjimin e kufijve është mundësia më e mirë dhe më e shpejtë.

Megjithatë ministri serb thotë se bazuar në situatën aktuale politike është e vështirë të thuhet se një marrëveshje finale do të arrihet shumë shpejtë

Marrëveshja e paqes midis Egjiptit dhe Izraelit u nënshkrua 16 muaj pas vizitës së presidentit egjiptian Anwar Sadat në Izrael në vitin 1977 pas negociatave intensive.

Karakteristikat kryesore të traktatit ishin njohja e ndërsjellë, ndërprerja e gjendjes së luftës që kishte ekzistuar që nga Lufta Arabo-Izraelite e vitit 1948 , normalizimi i marrëdhënieve dhe tërheqja e plotë nga Izraeli e forcave të saj të armatosura dhe civilëve nga Gadishulli i Sinait që Izraeli kishte kapur gjatë Luftës së Gjashtë Ditëve në vitin 1967.

Egjipti ra dakord të largohej nga zona e çmilitarizuar. Marrëveshja gjithashtu parashihte kalimin e lirë të anijeve izraelite përmes Kanalit të Suezit dhe njohjen e Ngushticës së Tiranës dhe tëGjiri i Akabës si rrugë ujore ndërkombëtare.

Marrëveshjae bëri Egjiptin shtetin e parë arab të njohë zyrtarisht Izraelin.

the authorBurbuqe Metolli