Aktuale

Daçiq kërkon nga Ban Ki-moon që UNMIK’u ta vazhdojë mandatin në Kosovë

Pas debatit të nxehtë mes Vlora Çitakut dhe Ivica Daçiqit në seancën e raportimit për Kosovën nga UNMIK-u në Këshillin e Sigurimit pranë OKB-së, Daçiq ka vazhduar takimet.

Ai në një takim me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, Daçiq ka kërkuar nga ai që UNMIK-u të vazhdojë misionin në Kosovë, si mision i domosdoshëm, transmeton Koha.net.

“Në takimin me Ban Ki-moon kam diskutuar për situatën në Kosovë dhe kam vënë në dukje se Serbia këmbëngul në vazhdimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, si mandat të pandryshueshëm, me përbërje të pandryshueshme”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se serbët në Kosovë i bësojnë këtij misioni.

Ban Ki-moon, sipas medieve serbe, ka thënë se është i interesuar të vazhdojë dialogu në Bruksel dhe të respektohen marrëveshjet, teksa ka shtuar se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të bëhet.

Daçiq gjithashtu se insistimi i vendeve që kanë njohur drejt atyre që nuk kanë njohur Pavarësinë e Kosovës për ta bërë këtë, ndikon negativisht në punën e dialogut të Brukselit, duke thënë se “kjo vret dialogun”.