Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, nuk ka komentuar deklaratën e ish kryeministrit të Kosovës dhe komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, por ka thënë se janë në pritje të ekstradimit të tij.
“Ne jemi duke pritur ekstradimin e Haradinaj. Ky është edhe një test i ri për Evropën dhe për sistemin e drejtësisë të Francës. Sepse, deri më tani, asnjë nga terroristët shqiptarë nuk i janë përgjigjur në gjykatën e Hagës”, tha sonte Daçiq i pyetur në lidhje deklaratën e liderit të AAK-së, që edhe Kosova të lëshojë fletarrestim për të dhe kryeministrin aktual serb Aleksandar Vuçiq./KosovaPress/