Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se gjatë viteve të fundit Kosovën e kanë njohur gjithsej pesë vende.
Sipas tij Kosova ka ngecje në njohjen për shtetësinë e saj.
Ai thotë se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, por thekson “faktin” se disa shtete madje edhe e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së saj, ndërsa ka shquar shpresën se numri i shteteve që do ta njohin Kosovën do të bjerë nën 100.
“Çdo ditë thërras ndonjë vend për të parë se çfarë bëjnë. Dje e kam thirrur Mauriciusin, të premten Moldavinë e Nigerinë”, tha Daçiq duke shtuar se Serbisë i duhet lobim më i madh në Uashington, shkruan Danas.
Daçiq thotë se çdo vend që ka ulëse në OKB është i rëndësishëm dhe se pothuaj çdo ditë thërret ndonjërin nga këto vende “për të parë se çfarë bëjnë”. /Lajmi.net/